Pamje: Haaland shënon dy gola të shpejtë për Cityn, kompleton het-trikun
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar edhe dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ndaj Wolverhampton Wanderers, për të kompletuar het-trikun e radhës së tij në Premierligë.
Fillimisht Haaland shënoi për 2:0 nga pika e penalltisë në minutën e 50-të të takimit.
Ndërsa për golin e tretë të tij personal dhe të tretin për qytetarët shënoi vetëm katër minuta më pas, pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri portugez, Jose Sa, nga ku përfitoi norvegjezi për të shënuar për 3:0.
Ky ishte goli i 25-të i tij në këtë sezon të Premierligës, duke e bërë edhe më të pamundur për t’u arrirë nga ndonjë golashënues tjetër, qoftë në elitën angleze, apo edhe në top ligat evropiane.
