Pamje: Haaland me dy gola të shpejtë kalon në epërsi Manchester Cityn ndaj Leipzigut - NACIONALE

Pamje: Haaland me dy gola të shpejtë kalon në epërsi Manchester Cityn ndaj Leipzigut

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester City ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Leipzigut në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve e vlefshme për raundin e 1/8 së finales. Golashënues ishte sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Fillimisht Haaland shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të për rezultatin 1:0.

Teksa vetëm një minutë më vonë erdhi edhe goli i dytë, ku fillimisht Kevin De Bruyne goditi shtyllën nga një distancë e largët dhe nga topi i kthyer norvegjezi shënoi me kokë për golin e dytë personal të tij në këtë ndeshje dhe rezultatin 2:0.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 3:1 në të mirë të Manchester Cityt dhe nëse gjërat shkojnë kështu do të jetë skuadra e radhës çerekfinaliste.

Lajme të ngjashme