Pamje: Haaland kompleton het-trikun në pjesën e parë, Manchester City 3:0 Leipzig - NACIONALE

Pamje: Haaland kompleton het-trikun në pjesën e parë, Manchester City 3:0 Leipzig

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Erling Haaland ka kompletuar het-trikun në ndeshjen që skuadra e tij Manchester City po e fiton me rezultat 3:0 ndaj Leipzigut, e vlefshme për kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi shënoi dy gola të shpejtë brenda minutës, Haaland tani ka shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë për rezultatin 3:0.

Ishte një goditje nga këndi fillimisht, me topin që erdhi në drejtim të Ruben Dias, i cili goditi bukur por goditja e tij u ndal në shtyllën e parë dhe nga topi i kthyer nga afërsia Haaland shënoi për het-trikun e tij të parë në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani është 4:1 në të mirë të Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme