Pamje: GOOOOOOOL, Rashica shënon sërish për Galatasarayn
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e radhës me Galatasarayn për rezultatin 4:1 ndaj Alaynaspor, duke konfirmua formën e lartë që po kalon në kohët e fundit.
Rashica siç duket është ringjallur në kampionatin turk, pasi kaloi nëpër vështirësi të mëdha në sezonet e kaluara.
Zhvillohej minuta e 63-të kur Adekugbe dërgoi një harkim të ulët në zonë dhe Rashica me shumë vështirësi arriti të shënonte për rezultatin e thellë 4:1.
Alanyaspor 1 - (4) Galatasaray | 63’ Rashica
by u/semihsale in soccer
26-vjeçari në këtë sezon me skuadrën turke ka shënuar katër gola në 20 paraqitje në Superligën e Turqisë, ndërsa ka kontribuar edhe me katër asiste për bashkëlojtarët.