Pamje: Goditi topin i nervozuar, Ronaldo ndëshkohet me karton të verdhë për sjellje jo të mirë - NACIONALE

Pamje: Goditi topin i nervozuar, Ronaldo ndëshkohet me karton të verdhë për sjellje jo të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dështoi të lë shenjë në paraqitjen e tij të sotshme për Al Nassr, ku skuadra e tij fitoi kundër Abha me rezultat 3:1, por ai ra në sy me një gjest të cilësuar si sjellje josportive nga gjyqtari i takimit, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë, pasi portugezi goditi topin i nervozuar.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite, ku Al Nassr kaloi në gjysmëfinale fal golave të Sami Al-Najei, Abudllah Al-Khaibari dhe Mohammed Maran, teksa për kundërshtarët të vetmin e shënoi Adam Mohammed.

Ronaldo kishte mundësinë të shënonte gol në pjesën e parë të takimit teksa rezultati ishte 2:0 për skuadrën e tij, por gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe 38-vjeçari i nervozuar goditi topin, për të cilin gjest u ndëshkuar me karton të verdhë.

Nuk ishte hera e parë që tifozët sauditë ishin dëshmitarë të një reagimi të tillë, pasi Ronaldo e nxori zemërimin e tij në një shishe uji pas humbjes 1:0 të Al-Nassr ndaj Al-Ittihad të enjten e kaluar.

Cristiano dhe Al Nassr do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të shtunën, po ndaj skuadrës Abha, por tani në kuadër të Ligës Pro Saudite.

Lajme të ngjashme