Pamje: Gareth Bale lë mbresa në debutimin e tij për Los Angeles - NACIONALE

Pamje: Gareth Bale lë mbresa në debutimin e tij për Los Angeles

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Garteth Bale debutoi për skuadrën e Major League Soccer, Los Angeles FC dhe përfshirja e tij e parë në fanellën e klubit të ri natyrisht se la mbresa.

Ylli uellsian, i cili u largua nga Real Madridi në fillim të kësaj vere për të kaluar në SHBA, bëri një pasim me thembër ndër prekjet e para të topit pasi u fut në lojë nga stoli të dielën.

Bale, 33 vjeç, u fut në lojë në 20 minutat e fundit në fitoren e Los Angeles 2:1 kundër Nashville në Geodis Park dhe krijoi hapësirë për njërin prej bashkëlojtarëve me një pasim elegant.

Kjo fitore e mban Los Angelesin në krye të tabelës në Konferencën Perëndimore të MLS-së, me një pikë më shumë se Austin i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar megjithatë, në luftë për një vend në play-off.

Edhe mbrojtësi italian Giorgio Chiellini debutoi për Lps Angelesin në këtë ndeshje.

“Ishte një ndjesi e mahnitshme. Mezi prisja të futesha në lojë. Sapo u futa në stol doja të isha në fushë për ta ndihmuar ekipin dhe për të luajtur disa minuta”, tha Bale pas ndeshjes.

“Për mua është e rëndësishme të fitoj kondicion fizik sepse natyrisht në Evropë sezoni ka përfunduar. Prandaj është mirë që luajta disa minuta. I fituam tri pikë, prandaj jemi të lumtur”, shtoi ai.

Gjatë prezantimit javën e kaluar, Bale i hodhi poshtë pretendimet se ai e kishte kaluar Atlantikun për t’iu bashkuar një lige pensionistësh, pasi ishte kërkuar edhe nga klubi i vendlindjen në Uells, Cardiff City.

Bale nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me Los Angeles, me mundësi për ta zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë, pasi synon ta ruajë formën fizike për të luajtur në Kampionatin Botëror me Uellsin në nëntor.

“Kjo ligë ka përparuar shumë në 10 vitet e fundit. Nuk besoj se të tjerët e shohin tani si liga e pensionistëve.

Lajme të ngjashme