Pamje: Gafë qesharake nga Lloris, Arsenal kalon në epërsi në derbin londinez - NACIONALE

Pamje: Gafë qesharake nga Lloris, Arsenal kalon në epërsi në derbin londinez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal shumë shpejt ka arritur ta zhbllokojë rezultatin në derbin londinez kundër Tottenhami - kjo falë edhe një gafe të portierit francez Hugo Lloris.

Përfaqësuesi francez, Hugo Lloris, ka katranosur gjithçka në derbin e zjarrët të Londrës kundër rivalëve të përbëtuar të Arsenalit.

Në minutën e 15-të ai pa vetën teksa bëri një gafë të rëndë, duke mos arritur që ta devijojë një goditje të lehtë të Sakas.

Falë këtij gabimi trashanik të tij, Arsenal shfrytëzoi rastin që të kalojë në epërsi të merituar, pasi për një çerek lojë mbizotëroi në tërësi.

Karriera e Lloris si portier është shoqëruar me episode të tilla, kur shpesh ka parë vetën duke bërë gabime të rënda, të cilat i kanë kushtuar skuadrës së Spurs me pësim golash. Megjithatë, në të njëjtën kohë shquhet edhe për pritje po ashtu të vështira.

Pra, një portier që lundron mes dy ekstremeve. Gabimi i sotëm vjen pak kohë pasi ai njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Francës.

Në këtë edicion të Premierligës portieri 36-vjeç francez ka pësuar 23 gola, duke arritur ta mbajë vetëm 5 herë portën e paprekur.

Kontrata e tij me Tottenham skadon gjatë verës së vitit të ardhshëm. Ai është pjesë e këtij klubi që prej 2012-ës, duke u shndërruar kështu në një futbollist veteran të skuadrës londineze.

Lajme të ngjashme