Pamje: Franca thellon epërsinë, spektakël nga Mbappe dhe Giroud
Franca ka thelluar epërsinë ndaj Australisë në 4:1 me anë të dy golave të shpejtë që realizuan Mbappe dhe Giroud.
Në minutën e 68-të ishte sulmuesi këmbëshpejtë i Barcelonës, Dembele, ai që harkoi bukur në zonë, ku Mbappe shënoi po aq bukur me kokë.
Me këtë gol Franca iu afrohet fitores së parë në këtë Botëror, e cila po vjen me një futboll të admirueshëm dhe bindës, ndryshe nga Liga e Kombeve ku ishte kritikuar tej mase.
Vetëm tre minuta më vonë Franca golin gjeti golin e radhës. Ishte Giroud që shënoi me kokë pas një pasimi të saktë nga Mbappe.
Me këtë gol Giroud barazoi rekordin e Henry me fanellën e Francës, duke vulosur kuotën e 51 golave të realizuar.
Me këtë gol Franca iu afrohet fitores së parë në këtë Botëror, e cila po vjen me një futboll të admirueshëm dhe bindës, ndryshe nga Liga e Kombeve ku ishte kritikuar tej mase.