Pamje: Florent Muslija shënon dy gola të mrekullueshëm, Paderborn fiton ndaj Schalke 04
Mesfushori kosovar, Florent Muslija, ka vazhduar të shkëlqejë në Bundesliga 2, tani me dy gola të shënuar në fitoren 3:1 ndaj Schalke 04, me golin e dytë që ishte thjesht i jashtëzakonshëm.
25-vjeçari është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Kosovës, sa i përket futbollit të klubeve. Por kjo nuk ka bërë që nga ‘Dardanët’ ta ketë besimin e plotë, pasi luajti afër 90 minuta në dy takimet e fundit të Kombëtares.
Muslija vazhdoi sot me paraqitje tejet të mirë, që ia mundësoi skuadrës së tij Paderborn të arkëtojë pikët e plota.
Goli i parë erdhi nga penalltia në minutën e 53-të, që ishte një realizim shumë i bukur në krahun e djathtë të portierit mysafir.
Teksa shënoi edhe për 3:0, tani me një gjuajte fantastike nga distanca në minutën e 76-të.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1, ku për Paderborn golin e parë kishte shënuar Felix Platte, ndërsa për Schalken në minutat shtesë për të ngushtuar rezultatin shënoi Kabadayi.
Pas një fillimi jo të mirë të sezonit nga skuadra e Paderborn, tani ata pas tetë ndeshjeve të zhvilluara gjenden në vendin e tetë të Bundesligës 2 me 11 pikë të grumbulluara, momentalisht pesë pikë larg vendit të parë.
Florent Muslija për dallim ka pasur një fillim fenomenal, ku në tetë ndeshjet e zhvilluara si mesfushor ka shënuar katër gola për skuadrën e tij.
