Pamje: Fantastik Xhaka, asiston për golin e barazimit të Arsenalit - NACIONALE

Pamje: Fantastik Xhaka, asiston për golin e barazimit të Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka barazuar shumë shpejt rezultatin. Granit Xhaka ishte meritor në këtë gol, pasi asistoi. Gol ky që mundësoi rikthimin e ndeshjes në baraspeshë, në rezultatin 1:1.

Vetëm shtatë minuta zgjati epërsia e Manchester Unitedit në "Emirates", pasi Arsenali iu kundërpërgjigj menjëherë.

Në minutën e 24-të ishte Granit Xhaka ai që harkoi për mrekulli në brendi të zonës, duke gjetur të lirë Nketiah, i cili në brendi të 16-metërshit goditi me mjaft zgjuarsi dhe saktësi, duke shënuar për 1:1.

Kujtojmë se golin e epërsisë për "Djajtë e Kuq" e shënoi Rashford në minutën e 17-të. Gjithsesi, fillimi i ndeshjes u karakterizua me lojë të hatashme nga të dy skuadrat.

Gjithsesi, sa i përket 30-vjeçarit shqiptar, Granit Xhaka, ky ishte asisti i pestë (5) në sezon për të në Premierligë në 19 paraqitje sa i ka zhvilluar gjithsejt, duke llogaritur edhe këtë të sotmen që është duke e luajtur.

Po ashtu, ai ka qenë një lojtar mjaft i dëshmuar për Arsenalin edhe sa i takon golave të rëndësishme që ka shënuar. Xhaka ka shënuar tre (3) gola në këtë kampionat, duke qenë gjithmonë një lider në fushë për “Topçinjtë”.

Arsenali do të mundohet të bëjë çmos për të siguruar fitoren e radhës, edhe si formë kundërpërgjigje pas fitores që Manchester City shënoi sot pasdite me rezultat 3:0 kundër Wolves.

Duelizmi për titull tashmë po dihet se do të jetë mes këtyre dy skuadrave. Gjë që vlen të cekët është se Xhaka po zhvillon një sezon shumë produkt, saqë mund të konstatohet se do të ishte njëri ndër më meritorët për një triumf të mundshëm të Arsenalit në kampionatin më të bukur në botë, gjegjësisht në atë të Premierligës.

Lajme të ngjashme