Pamje: "Është 38-vjeçar", Perez refuzon rikthimin e CR7, reagon motra e portugezit - NACIONALE

Pamje: "Është 38-vjeçar", Perez refuzon rikthimin e CR7, reagon motra e portugezit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është përballur me një kërkesë në hollin e hoteli ku po qëndronte skuadra e tij. Atij iu kërkua që ta transferonte Cristiano Ronaldon, ndërsa vet presidenti u përgjigj duke thënë “Është 38-vjeçar”. Nuk ka vonuar shumë kundërpërgjigja e motrës së yllit portugez, e cila e ka quajtur Perezin plak 75-vjeçar.

Ronaldo është duke u gjendur në një udhë pa fund. Ai kërkoi largimin nga Manchester United me arsyen se dëshiron ende të luaj në Ligën e Kampionëve, dhe me djajtë e kuq e ka të pamundur ta bëjë këtë pasi që në sezonin e fundit përfunduan në pozitën e gjashtë.

Që nga kërkesa e tij për largim, është përfolur për shumë skuadra kur ylli portugez do të mund të shkonte që të luante në Ligën e Kampionëve, por për aq skuadra sa është folur, të gjitha e kanë refuzuar. Kjo besohet se po ndodh për shkak të kostos së madhe që ka portugezi me pagën vjetore.

Video e momentit kur Perez refuzon rikthimin e Ronaldos

Një nga skuadrat që ka refuzuar 38-vjeçarin është edhe ish-skuadra e tij, ku theu të gjitha rekordet e mundshme, ndërsa goditja e fundit erdhi nga Perez i cili e refuzoi rikthimin e tij në mënyrë ironike duke thënë se është shumë i vjetër.

Tifozi në hollin e hotelit iu drejtua Perezit me fjalët “Nënshkruani me Ronaldon”, ku fillimit presidenti nuk e dëgjoi mirë, me përsëritjen përsëri, ai ia ktheu “Është 38-vjeçar”, kështu duke hedhur poshtë çdo kalim të mundshëm te mbretërit për Ronaldon.

Kundërpërgjigja e motrës së Ronaldos

Si çdo herë, edhe kësaj radhe Katia Aveiro reagoi në mbrojtje të vëllait të saj, ashtu siç reagonte dit më parë kur u diskutonin golat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Por kësaj radhe reagimi i saj ishte shumë më i ashpër, duke e quajtur presidentin e mbretërve “Plak 75-vjeçar”.

“Ai është 38-vjeçar por mund të kërcej dy metra lart në ajër dhe të qëndrojë për tre minuta dhe trupi i tij nuk ka yndyrë, respektoje vetën tënde njëri plak, ti je 75-vjeçar.”

No description available.

Lajme të ngjashme