Pamje: Erdhi nga banka rezervë, Rashica shënon golin e tretë për Galatasarayn - NACIONALE

Pamje: Erdhi nga banka rezervë, Rashica shënon golin e tretë për Galatasarayn

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka arritur ta gjejë golin në Superligën e Turqisë. Goli i tij erdhi në minutat e fundit të takimit për rezultatin 3:0.

Edhe pse nuk filloi nga minuta e parë, pasi pati kritika për paraqitjet e tij deri më tani me gjigantin turk, sulmuesi nga Vushtrria arriti ta tregojë vetën në minutat që iu dhanë në ndeshjen ndaj Giresunspor.

Ai u inkuadrua në minutën e 70-të, ndërsa goli erdhi në minutën e 88-të, pasi fitoi një top pas një gabimi në mbrojtje të vendasve, duke përfunduar aksionin me një goditje tejet të saktë në këndin e poshtëm të portierit.

Ky për Rashicen ishte goli i parë në kampionat, pasi më herët kishe shënuar vetëm në Kupën e Turqisë.

Lajme të ngjashme