Pamje: Elbasan Rashani shënon për epërsinë e Clermont Foot
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij, Clermont Foot, në elitën franceze ndaj Angers.
Zhvillohej minuta e 40-të kur bashkëlojtari i tij humbi një rast përball me portierin, ndërsa nga topi i kthyer Elbasani i vendosur në vijën e golit shënoi lehtësisht për 1:0.
Dita e sotshme ishte e frytshme për lojtarët e Kosovës, pasi që fillimisht shënuan Florent Hadërgjonaj e Ibrahim Dresevic në Superligën e Turqisë, ndërsa tani pasohen nga një gol i sulmuesit, Rashani.