Pamje: Ekuadori rikthen ndeshjen në baraspeshë, shënon Valencia
Ekuadori ka barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Holandës.
Një kakofoni në mbrojtje i kushtoi shtrenjtë kombëtares holandeze. Pas disa gabimeve të njëpasnjëshme, ishte Valencia ai që në minutën e 49-të u gjend në pozitë të rregullt para portës, duke shtyrë topin në rrjetë për 1:1.
Golin e parë për Holandën e shënoi Gakpo në minutën e 6-të. Përgjithësisht deri më tani u luajt një ndeshje shumë e ekuilibruar.