Pamje: Dy golat e bukur të Albion Rrahmanit në debutimin e tij me Rapid Bucuresti
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, pati debutim ëndrrash me skuadrën e re, Rapid Bucuresti, duke shënuar dy gola, pas inkuadrimit në pjesën e dytë të lojës.
Rrahmani kompletoi transferimin e tij nga Kampioni i Kosovës, Ballkani, për 600 mijë euro, por deri në natën e mbrëmshme nuk e pati mundësinë të debutonte për skuadrën e re, pasi siç njoftuan nga skuadra, atij i mungonte leja e punës në Rumuni.
Rapidi ishte mysafir i Craiovas në javën e shtatë të elitës rumune, ku skuadra e kosovarit dominoi tërësisht takimin.
22-vjeçari hyri në fushë me të filluar pjesa e dytë, kur skuadra e tij po triumfonte me rezultat 3:2, që me golat e tij pastaj fitorja u bë më e sigurt.
Në minutën e 65-të të takimit, Albioni pranoi një top në zonë Funsho Bamgboye, ku shënoi bukur për toke për ta çuar rezultatin në 4:2.
🇷🇴 Albion Rrahmani’s debut goal 🆚 U Craiova 1948! ⚽️🔥
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 25, 2023
pic.twitter.com/n9R634hNt2
Craiova shënoi me anë të Chitu për ta ngushtuar rezultatin në minutën e 78-të, por Rrahmani doli sërish në skenë për të mos i lënë asgjë rastit. Pas një harkimi nga goditja këndore, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, u shkëput më së larti në shtyllën e parë, për të shënuar për rezultatin përfundimtar 5:3.
Brace on his debut, ALBION RRAHMANI 🔥🔥pic.twitter.com/2yda95Yfrb
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 25, 2023
Pas një periudhë shumë të suksesshme me Ballkanin, Albion Rrahmani, kështu e nis rrugëtimin e tij të ri në formë fantastike, që premton shumë për të ardhmen e sulmit të Kosovës.
