Pamje: Dresevic i kundërpërgjigjet golit të Hadërgjonajt, goli i tij shënoi përmbysjen e rezultatit - NACIONALE

Pamje: Dresevic i kundërpërgjigjet golit të Hadërgjonajt, goli i tij shënoi përmbysjen e rezultatit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka shënuar gol për skuadrën e tij Fatih Karagumruk në ndeshjen ndaj Kasimpasas në kuadër të Superligës së Turqisë.

Ishte një harkim nga Matteo Ricci në zonën e rrezikshme, që më së miri u gjend gjiganti i Kosovës për të shënuar për rezultatin 1:1 në minutën e 51-të.

Ky gol bëri që skuadra e tij të kthehej në lojë dhe pikërisht pas 10 minutave arritën të shënonin edhe golin e epërsisë me anë të Fabio Borinit.

Kujtojmë se golin e parë të takimit, atë të Kasimpasas, e shënoi një tjetër futbollist i Kosovës, Florent Hadergjonaj, i cili u tregua i saktë nga penalltia gjatë pjesës së parë.

Lajme të ngjashme