Pamje: Djenepo “dridh” portën e Man. Cityt, Southampton dyfishon epërsinë - NACIONALE

Pamje: Djenepo “dridh” portën e Man. Cityt, Southampton dyfishon epërsinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Moussa Djenepo ka shënuar një gol njëmend spetakolar ndaj Manchester Cityt, duke ia sjellur kështu ekipit të tij dyfishimin e rezultatit.

Në minutën e 29-të përfaqësuesi nga Mali, Djenepo, u lirua mjaft mirë dhe nga një distancë e largët koordinoi një goditje të mrekullueshme, e cila përfundoi në këndin e djathtë të portës së Manchester Cityt.

Sot, nga minuta e parë për Manchester Cityn po mbron Ortega. Ai ishte vetëm spektator i këtij goli mahnitës, i cili la të shtangur atë.

26-vjeçari e shfrytëzoi maksimalisht daljen shumë mirë të llogaritur të portierit gjerman. Një dalje që atij i kushtoi shtrenjtë, pasi mesfushori i Southampton arriti që ta ndëshkojë atë.

Kujtojmë se kjo është ndeshje e çerekfinales të Kupës Carabao. Pra, nëse vendësit do të arrijnë që ta menaxhojnë në formë të mençur epërsinë e krijuar në pjesën e parë, me një kapital solid prej dy golave, atëherë nënkupton se ata janë shumë afër që ta sigurojnë biletën drejt kalimit në gjysmëfinale të kësaj kupe.

Rezultat i befasishëm në pjesë të parë, marrë parasysh edhe faktin që Southampton nuk është duke kaluar në formë aspak të mirë gjatë këtij sezonit. “Shenjtorët” madje renditën në pozitën e fundit në tabelë, duke rrezikuar seriozisht rënien drejt kategorisë së dytë, që ndryshe njihet si Championship.

Ndërkaq për Manchester Cityn vlen të cekët fakti se në sfidën e sontme ka hyrë me një rotacion në formacion, meqë boshti kryesor i ekipit që përbëhet nga De Bruyne dhe Haaland – nuk janë vendosur në përbërjen startuese. Mungesa këto që po vërehen edhe në fushë.

Lajme të ngjashme