Guardiola thotë se ka disa ide qesharake për t’i përdorur ndaj Man Unitedit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se mund të përdorë disa ide qesharake kundër Manchester Unitedit të shtunën.
Kampioni i Anglisë do ta pret rivalin në "Etihad Stadium" këtë vikend, derisa i 'shpartalluan' me rezultat 6:3 në derbin e parë në tetor.
Sidoqoftë, Man United tani është në një formë të shkëlqyeshme duke shënuar disa fitore radhazi nën urdhrat e Ten Hag.
Mirëpo, Guardiola ka paralajmëruar se ka disa ide qesharake që mund ta përdorë kundër "Djajve të Kuq".
"Do të doja të arrija me minutat e përafërt sepse kam disa ide, mendime qesharake kundër Man Unitedit".
"Nuk i kam shikuar ndeshjet e fundit ndaj Unitedit. Duhet ta shoh mënyrën e lojës që luajtën në shtëpi (ndaj Charlton) dhe nëse kanë ndryshuar ndonjë gjë. Duhet ende ta vlerësoj, për këtë arsye nuk kam ndonjë formacion të qartë kundër Unitedit", deklaroi ai.
Man City fitoi Carabao Cup për katër edicione para se ta humbnin nga Liverpooli sezonin e kaluar, por Guardiola thotë se duan ta rikthejnë titullin.
"Çdo sezon ne do të luftojmë të shkojmë sa më gjatë në të gjitha kompeticionet, përndryshe nuk do të fitonin katër Carabao Cup në pesë vitet e fundit".
"Kjo nuk nënkupton që ne do ta fitojmë. Thjesht nënkupton ndeshja e radhës pas Man United, pas Tottenham dhe pas çfarë do gjëje që vjen", përfundoi tekniku spanjoll.
Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland u pushuan të dielën në fitoren e thellë ndaj Chelseas, me Kalvin Philipps që ndoshta mund të nis si titullar pranë Jack Grealish të rikthyer.
