Pamje: Dele Alli s'di të shënojë në portën boshe nga 1 metër largësi - NACIONALE

Pamje: Dele Alli s'di të shënojë në portën boshe nga 1 metër largësi

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dele Alli ka dështuar të shënojë gol nga një metër distancë, kështu duke u bërë pjesë e talljeve të tifozëve të futbollit për këtë dështim. Sikur kjo të ishte e gjitha, skuadra e tij Everton u mposht thellësisht nga Minnesota United me rezultat 4:0 në një ndeshje miqësore.

Mesfushori i Evertonit pranoi një pasim për toke, por dështoi ta godiste mirë duke e dërguar topin jashtë nga këndi ku kishte ardhur topi. Në këtë rast më lehtë ishte humbej se të shënohej goli, me portierin e Minnesotës i cili nuk ishte në pozitë të favorshme për ta mbrojtur portën e tij.

Alli dështoi të shënonte teksa skuadra e tij në ato momente po humbiste 3:0, kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë. Pas pak minutave Minnesota shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit për rezultatin e hidhur 4:0.

Si në çdo rast tjetër të këtij lloji, edhe këtu nuk munguan talljet e tifozëve të futbollit, që shpejt u kyçen në llogaritë e tyre në Twitter për ta ngacmuar futbollistin. Ata pas këtij dështimi për të shënuar nga Dele Alli, pretendonin se karriera si futbollist profesionist për të ka mbaruar, duke krahasuar paraqitjet e tij të fundit me ato paraqitjet e jashtëzakonshme sa luante në Tottenham Hotspur.

Një tifoz i Tottenham tha: “Ky djalosh ka rënë poshtë shumë keq. Golat e jashtëzakonshme që shënonte për ne dhe tani e ka problem vetëm ta fus topin në portë? I mërzitur ta shohë kështu.”

Një tjetër shkroi: “Ne tentuam të ju paralajmëronim më herët gjatë këtij muaji. Ai nuk është më i mirë si dikur. E urrej ta shikojë kështu.”

Një përdorues tjetër, që ishte tifoz i Evertonit, tentoi t’i ngacmonte tifozët, duke thënë: “Pastrim i mirë i zonës që të jem i drejtë, ohh jo prisni një minutë.”

Një tifoz tjetër e cilësoi se rënien më të madhe ndonjëherë të një futbollisti.

“Rënia në formë më e madhe ndonjëherë.”

Teksa një tjetër tha se karriera e tij ka mbaruar: “Ai është i mbaruar.”

Ky dështim për të shënuar gol nga afërsia, ka bërë të lojtari të cilësohet si futbollist i mbaruar, pas një kohë që ishte një nga më të mirët në shtetin e tij e gjithashtu në kampionatin anglez.

Mesfushori anglez shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Crystal Palace në vitin 2016, që ishte sezoni i tij i parë me Tottenham Hostpur, ku tifozët e etiketonin si një sensacion në botën e futbollit, por që asnjëherë nuk arriti t’i përmbush kërkesat e plota duke rënë çdo vit e më shumë në formë.

Lëvizja në Everton nuk e ka pasur efektin e duhur, me 26-vjeçarin që shpresonte të kthehej në formë, por tani e sheh vetën larg edhe nga planet e Gareth Southgate për Kampionatin Botëror që do mbahet në Katar gjatë muajve nëntor e dhjetor.

Lajme të ngjashme