Pamje: CR7 "ankohet" te goli që s'iu llogarit atij, pretendon se e preku me flokë
Tashmë është publikuar një pamje ku ylli portugez Cristiano Ronaldo ankohet te goli që s'iu numërua.
Zhvillohej minuta e 64-të, ku Bruno Fernandes harkoi për Ronaldon, ku të gjithë menduan se ky i fundit shënoi, por pastaj FIFA ia numëroi golin yllit të Manchester Unitedit.
Pas kësaj, Fernandes shënoi edhe një herë tjetër nga pika e bardhë për të vulosur fitoren prej 2:0.
Sidoqoftë, pas ndeshjes është publikua një video ku Ronaldo vërehet duke thënë se e ka prekur pak me kokë, por pastaj nis të qesh.
Portugalia veçse ka siguruar avancimin tutje, derisa të premten zhvillon përballjen e fundit për fazën grupore atë ndaj Koresë Jugore.