Pamje: Chelsea në epërsi ndaj Arsenalit, shënon Cole Palmer
Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në derbin e Londrës.
Vetëm 15 minuta lojë dhe të kaltrit e Londrës kanë shënuar për 1:0. William Saliba luajti me dorë në zonën e rrezikshme dhe pas rishikimit të rastit në VAR, gjyqtari kryesor akordoi penallti.
Gjuajtjen nga 11 metra në gol e konvertoi Cole Palmer, që goditi topin me një qetësi të madhe, në krahun e kundërt të portierit David Raya.