Pamje: Chelsea me dy gola të shpejtë ndaj Fulhamit, Broja dhe Mudryk me gola të bukur
Chelsea ka gjetur dy gola të shpejtë ndaj Fulhamit, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Premierligës.
Londinezët shënuan vetëm një gol në muajin shtator dhe për këtë u tallën mjaft shumë në rrjetet sociale, por skuadra e Mauricio Pochettinos e ka nisur furishëm muajin tetor.
20 minuta lojë në Craven Cottage dhe Chelsea po fiton 2:0.
Ishte fillimisht Mykhailo Mudryk që pranoi bukur një top nga Levi Colwill, për të finalizuar edhe më mirë për rezultatin 1:0 në minutën e 18-të.
Menjëherë në aksionin vijues, një gabim në vijën e mbrojtjes te vendasit, Chelsea përfitoi me anë të sulmuesit shqiptar Armando Broja, që me një devijim të lehtë e çoi skuadrën e tij në epërsi të dyfishtë, 2:0.
Kjo është vetëm ndeshja e parë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë që starton në këtë sezon të Premierligës, pasi vuajti gjatë nga një lëndim, teksa u inkuadrua në dy ndeshjet e mëparshme si zëvendësues.
Ashtu si Broja, edhe Mudryk shënoi vetëm golin e parë këtë sezon për të kaltrit.