Pamje: Carlos Alcaraz e mposht Casper Ruudin për ta fituar titullin e parë grand slam në US Open - NACIONALE

Pamje: Carlos Alcaraz e mposht Casper Ruudin për ta fituar titullin e parë grand slam në US Open

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tinejxheri spanjoll Carlos Alcaraz e ka përmbushur potencialin e vet si kampion i ardhshëm grand slam dhe si numër një në botë, duke e mposhtur Casper Ruudin në finale të US Open për t’i arritur të dyja këto.

Alcarazi fitoi në katër sete dërrmuese 6-4 2-6 7-6 (7-1) 6-3 në finalen e tij të parë grand slam.

19-vjeçari është kampioni më i ri në moshë grand slam që prej vitit 2005, kur Rafael Nadal e kishte fituar French Open.

Ruud, 23 vjeç, do të ishte bërë numër një në botë sikur ta fitonte finalen, por disfata ndaj spanjollit nënkupton se ai i ka humbur të dy finalet grand slam.

Do të jetë Alcarazi ai që ia zë vendin e parë rusit Daniil Medvedev në renditjen e tenistëve më të mirë në botë, duke u bërë tinejxheri i parë që e rrëmben kreun e ATP-së në historinë e saj 49-vjeçare.

Alcaraz e mbylli finalen me një pikë të fituar në shërbim dhe festoi duke rënë në shpinë, para se të vraponte drejt ekipit të vet në tribunë për t’u përqafuar dhe vallëzuar me ta.

Ai i mbrojti dy set pikë në setin e tretë të cilat do ta kishin vënë Ruudin në epërsi, duke treguar mendësi të fortë prej kampioni në zhvillim.

“Kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar që prej kur kam qenë fëmijë, të jem numër një në botë dhe kampion në grand slam”, tha Alcarazi pas ndeshjes.

“Për këtë kam punuar shumë. Është shumë, shumë e veçantë”.

Alcaraz, me goditjet e tij tejet të fuqishme dhe atletizmin suprem, shumë kohë më parë është cilësuar si lojtar i lindur për sukses madhështor.

Që prej se talenti i tij u zbulua në moshën 11-vjeçare, ai është zhvilluar nën këshillat dhe urdhrat e ish-numrit një të botës, Juan Carlos Ferrero, dhe e ka ngritur në nivele të reja lojën e vet këtë sezon.

Lajme të ngjashme