Pamje: Brazili i jep lamtumirën emocionale legjendës Pele - NACIONALE

Pamje: Brazili i jep lamtumirën emocionale legjendës Pele

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre herë fituesi i Kupës së Botës, Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele, vdiq në moshën 82-vjeçare ditë më parë dhe tani bota e futbollit po bënë nderimet e fundit për ‘mbretin’ në stadiumin e Santos, ku dha lumturi për shumë tifozë anembanë botës.

Legjenda braziliane u nda nga jeta më 29 dhjetor të vitit 2022 dhe na në zi botën e futbollit, ku shumë emra të mëdhenj thanë fjalët më të zgjedhura për të.

Homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota për tri herë fituesin e Kupës së Botës, i cili ishte një hero për miliona njerëz në atdheun e tij dhe një burim frymëzimi për shumë të tjerë në çdo cep të planetit.

Trupi i Pelës po qëndron nën një çati në stadiumin e Santosit - klubit që ia kushtoi 16 vite të karrierës së tij me lëvizjet e tij magjike – në një ceremoni publike që ka filluar dje më 2 janar dhe përfundon sot.

Funerali publik i Pelës filloi në stadiumin e Santos, Vila Belmiro, më 2 janar.

Arkivoli i tij është vendosur në fushë, duke i lejuar tifozët të bëjnë nderimet e tyre për një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, gjatë një periudhe prej 24 orëve.

Një ecje nëpër rrugët e Santos do të zhvillohet më 3 janar, me paradën që do të kalojë përmes Kanalit 6 - zona në të cilën jeton nëna e tij - përpara se të vazhdojë në një varrim privat në Memorial Necropole Ecumenica, ku do të marrë pjesë familja e tij dhe miqtë e afërm.

Pele shënoi mbi 1000 gola në karrierën e tij, me 77 prej tyre të regjistruara në 92 paraqitje për vendin e tij, Brazlin, që ende mbetet i vetmi futbollist që ka fituar tre herë Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme