Pamje: Boksieri australian e nokauton kundërshtarin e tij për 72 sekonda, e mbron titullin WBO
Boksieri australian, Tim Tszyu, i cili javë më parë u përball me një kafshim qeni dhe mbi 26 qepje në krahun e tij, ka dalë në ring dhe për 72 sekonda ka nokautuar kundërshtarin e tij, Carlos Ocampo, për ta mbrojtur titullin e tij si kampion në WBO në kategorinë e mesme të lehtë.
Në mbrojtjen e tij të parë për titullin botëror, australiani shpërtheu, duke thënë 14 goditje në 36 tentime, 13 nga të cilat ishin në kokën e kundërshtarit dhe një në trup, me Ocampon që dështoi të jepte një goditje të vetme në 17 tentimet e tij.
STATEMENT. MADE. @Tim_Tszyu dominates Carlos Ocampo with a thunderous first-round knockout 😱#TszyuOcampo pic.twitter.com/DbtMpDT63s
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) June 18, 2023
Djali i të famshmit Kostya Tszyu, do të përpiqet ta imitojë babanë e tij, për të bashkuar të gjithë titujt WBA, WBC, WBO dhe IBF, me një përballje të mundshme me Jarmell Charlo, që pritet të ndodhë në fund të muajit shtator, me meçin që mund të zhvillohet në Las Vegas, si një nga vendet e përmendura.
Tszyu në mars të po këtij viti kishte mposhtur edhe Tony Harrison, ky i fundit i vetmi boksier që ka mposhtur Charlon, i cili është kampion i padiskutueshëm në kategorinë e mesme të lehtë.

Paraqitja e tij kund Ocampos ishte mahnitëse dhe çoi rekordin në 23 fitore për të në po aq luftëra, 17 prej të cilave i ka arritur me nokaut.
Ai pas meçit tha se do të shkojë në Amerikë, tokën që dëshiron ta pushtojë.

"Nuk ka dyshim që do të shkoj në Amerikë, kjo është toka që dua të pushtoj. Unë nuk jam i kënaqur me rripin e përkohshëm që mbrojta - dua të katër titujt dhe dua emrin Charlo përball meje. Le të kërcejmë në tetor."