Pamje: Benzema shënon het-trik në pjesën e parë, Real Madridi në epërsi komode ndaj Almerias - NACIONALE

Pamje: Benzema shënon het-trik në pjesën e parë, Real Madridi në epërsi komode ndaj Almerias

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka shënuar het-trik në pjesën e parë ndaj Almerias, për ta ndihmuar skuadrën e tij drejt rezultatit 3:1, pas 45 minutave të para të zhvilluara.

Mbretërit kaluan në epërsi shumë herët, me Benzeman që shënoi për 1:0 në minutën e pestë, i asistuar nga Vinicius Junior.

Francezi dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të, ku shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga anësori brazilian, Rodrygo.

Teksa het-trikun e kompletoi në minutën e 42-të, ku shënoi për 3:0 nga penalltia.

Krejt çfarë Almeria bëri, ishte një gol në minutat shtesë të pjesës së parë nga Marques, duke çuar rezultatin në 3:1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

35-vjeçari po vazhdon edhe me një sezon fantastik, me sezonin aktual që ka shënuar 17 gola në 21 paraqitje në La Liga.

Lajme të ngjashme