Pamje: Bellingham ua kujton të gjithëve se është vetëm 19 vjeç, nëna e shpëtoi në aeroport - NACIONALE

Pamje: Bellingham ua kujton të gjithëve se është vetëm 19 vjeç, nëna e shpëtoi në aeroport

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, sapo kishte mbërritur në aeroport kishte kuptuar se nuk kishte pasaportën me vete për të udhëtuar për në kampin stërvitor dimëror të skuadrës, dhe nëna e tij ishte ajo që e shpëtoi duka ia sjellë në kohë.

Dortmundi duhej të udhëtonte për në Marbella të Spanjës të shtunën në mëngjes për të filluar stërvitjen e motit të ngrohtë gjatë pushimit të zgjatur të dimrit të Bundesligës, megjithatë rruga e Bellingham u zgjatë për një moment kur ai la pasaportën e tij në shtëpi. Për fatin e 19-vjeçarit, nëna, Denise i ka ardhur në ndihmë, e cila u kap nga kamera e Sky Sports.

Ngjarja ishte një kujtesë se Bellingham është ende vetëm 19-vjeçar dhe ka nevojë ende për ndihmën e nënës, por kjo është diçka që harrohet lehtë dhe fare e parëndësishme kur shikohen numrat e tij deri më tani këtë sezon.

Jude Bellingham: Will Real Madrid or a Premier League club win race for Borussia Dortmund midfielder? | Football News | Sky Sports

Mesfushori deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe tre asistime për Dortmundin dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar të Anglisë në Botërorin 2022 në Katar. Paraqitjet e tij e kanë parë atë të lidhur me një largim nga Gjermania, me Liverpoolin dhe Real Madridin, të cilët janë të bindur për të investuar një shumë të majme për ta pasur në radhët e tyre.

Pasi arriti në Marbella shëndoshë e mirë, 19-vjeçari do të përqendrohet në çështjet e klubit me Dortmundin, të cilët kanë nevojë për një përgatitje të mirë për të ardhur deri te fitoret kur të kthehen në aksion në Bundesligë kundër Augsburgut më 22 janar.

Lajme të ngjashme