Real Madrid i gatshëm t'i ofrojë Bellinghamit 12 milionë euro për vit
Real Madrid e ka mjaft seriozisht për transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
"Los Blancos" duan ta përforcojnë edhe më shumë mesfushën andaj e kanë bërë prioritet nënshkrimin me anglezin, i cili ka shkëlqyer këto vitet e fundit sidomos edhe në Kupën e Botës.
Pavarësisht që u raportua se Liverpool ishte favorit, tani situata ka ndryshuar me spekulimet e fundit që e dërgojnë atë në "Santiago Bernabeu", pasi Bellingham nuk mendon rikthimin në Angli për momentin.
Mediumi "PacojoSer" ka zbuluar disa prapaskena të ofertës që mund të bëjë Real Madrid, e një ndër to është që madrilenët do t'i ofrojnë anglezit plot 12 milionë euro pagë sezonale.
Kontrata si gjithnjë pritet të jetë për pesëvjeçare me një klauzolë lirimi në vlerën 1 miliardë euro, siç kanë bërë me talentë si Rodrygo dhe Vinicius Junior, në mënyrë që mos t'i lejojnë të largohen.
Ndërsa, sa i përket kartonit të anglezit, Reali do të ofrojë 100 milionë euro për ta kompletuar këtë marrëveshje, edhe pse raportohet se Dortmund e vlerëson në vlerën e 150 milionë eurove.
Mirëpo, duke marrë parasysh lidhjen e fortë mes dy skuadrave atëherë situata mund të ndryshojë dhe të shtohen disa milionë të tjerë me anë të bonuseve.
🎙️ Informa @PacojoSER
— SER Deportivos (@SERDeportivos) December 26, 2022
🗺️ La hoja de ruta del Real Madrid con Jude Bellingham:
💰 100 millones de traspaso al Dortmund
⚠️ Operaciones independientes con jugadores como Brahim o Hazard
📌 5 temporadas y 12 millones al año al jugador
💸 Cláusula: 1.000 millones de euros pic.twitter.com/qKe20IgkQW
Interesim për Bellinghamin kanë edhe top gjigantët evropianë si Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-German.