Pamje: Barella dhe Brozovic tallen në rrjetet sociale për lajmet rreth raportimeve për largim
Kohës së Marcelo Brozovicit te interit thuhet se po i vjen fundi, pasi javët e fundit ka pasur shumë raportime se skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr, është gati ta transferojë atë, por ylli kroat pavarësisht kësaj ka gjetur kohë që së bashku me bashkëlojtarin Nicolo Barella të tallen me këto raportime.
Mesfushori kroat 30-vjeçar do t'i bashkohet klubit saudit me një marrëveshje dy ose trevjeçare, me vlerë rreth 20 milionë euro neto në sezon. Al Nassr do t'i paguajë 23 milionë euro Interit për nënshkrimin e tij, duke i lehtësuar zikaltrit për investime në lojtarë të rinj.
Brozovic ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Barcelona, por bisedimet me Interin dështuan pasi Franck Kessie e bëri të qartë se ai nuk kishte ndërmend të përfshihej në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.
Transferimi i Brozovic te Al Nassr tani është duke u finalizuar dhe ndërkohë ai ka shpërndarë disa foto të djalit të tij në terrenin stërvitor të Interit. Ndërsa në ‘Story’ në Instagram, ai postoi një selfie duke pyetur shokun e skuadrës, Barellën: "Ku je?"

Barella e vazhdoi talljen me përgjigjen e tij, duke postuar gjithashtu në Instagram se ai është "gjithmonë në të krahun e djathtë tëndin".

Edhe për mesfushorin italian kishte raportime se do të largohej në drejtim të Premierligës, por tashmë këto zëra janë qetësuar, pasi një tjetër mesfushor shkoi në Newcastle United, bëhet fjalë për Sandro Tonalin, që ishte pjesë e Milanit.

