Arrihet marrëveshja: Sandro Tonali në Newcastle për një shumë rekorde - NACIONALE

Arrihet marrëveshja: Sandro Tonali në Newcastle për një shumë rekorde

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle Unitedi ka arritur marrëveshje me Milanin për blerjen e mesfushorit Sandro Tonali për një shumë rekorde prej 70 milionë euro.

Klubi i Premierligës do të nënshkruajë marrëveshje gjashtëvjeçare me Tonalin, sipas Fabrizio Romanos.

Tonali do t’i fitojë shtatë milionë euro plus dy milionë bonuse në vit deri në verën e 2029-es.

Newcastle është pajtuar t’i paguajë 70 milionë euro për të dhe kjo shifër është rekord për një futbollist italian.

Mesfushori italian ka qenë synim i kamotshëm i anglezëve të cilët fillimisht kishin bërë ofertë në vlerë 50 milionë euro, e cila ishte hedhur poshtë menjëherë nga pala italiane.

Më vonë, Newcastle e rriti ofertën e cila e kënaqi Milanin për ta shitur 23-vjeçarin.

Përfaqësuesi i Italisë i bëri 48 paraqitje për Milanin në të gjitha garat sezonin e fundit, duke i shënuar dy gola dhe 10 asiste.

Ai mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Eddie Howe në prag të rikthimit në Ligën e Kampionëve sezonin 2023/24.

Newcastle, që u ble nga sheikët arabë vitin e kaluar, është duke e përforcuar skuadrën dhe synon ta marrë Sadio Manen e Bayern Munich këtë verë.

Lajme të ngjashme