Pamje: Balotelli përleshet me trajnerin e vet - NACIONALE

Pamje: Balotelli përleshet me trajnerin e vet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mario Balotellit i është ngritur pluhur nga prapa në Turqi, pasi në një ndeshje të Superligës turke e humbi toruan duke u kacafytur me trajnerin e vet në fund të takimit.

Ish-sulmuesi i Interit, Manchester Cityt dhe Milanit luan për Adana Demirspor tani nën urdhrat e bashkatdhetarit të vet Vincenzo Montella.

Balotelli dhe Bontella shkuan aq larg në një kacafytje në fushë saqë gati shkëmbyen grushte ndaj njëri-tjetrit, por lojtarët dhe trajnerët e tjerë ndërhynë për t’i ndarë ata.

Duke folur pas ndeshjes për beIN Sport, Montella tha se Balotelli nuk i ka përmbushur pritjet e tij, por nuk pranoi të tregonte çfarë çoi në kacafytjen mes tyre në fund të takimit të cilin skuadra e tij Demirspor e fitoi 1:0 kundër Umraniye.

Monetalla e kishte lënë në stol Balotellin për këtë takim, para se t’ia besonte 45 minutat e dytë duke e futur në lojë pas pushimit mes pjesëve.

Balotelli nuk u duk shumë i interesuar për futboll dhe u pa duke e humbur topin në mënyrë të çuditshme disa herë në çerekun e fundi të lojës.

Sulmuesi italian iu bashkua Demirsporit nga Monza në verën e vitit 2021 dhe u duk se po e kthente në binarë karrierën e vet, duke i shënuar 19 gola për klubin turk sezonin e kaluar.

Por kjo nuk është hera e parë që Balotelli përfshirë në kacafytje me trajnerin.

Gjatë kohës së tij në Manchester City, 32-vjeçari ishte përleshur me trajnerin e vet të atëhershëm Roberto Mancini gjatë një seance stërvitore, dhe për pasojë ishte përjashtuar nga fusha stërvitore.

Ish-përfaqësuesi i Italisë i kishte pushtuar ballinat e gazetave për arsyeje të gabuara gjatë kohës së tij në City, kur padashje ia kishte vënë flakën shtëpisë së vet duke ndezur brenda saj fishekzjarrë.

Lajme të ngjashme