Pamje: Autogoli i bukur i Granit Xhakës kundër Juventusit - NACIONALE

Pamje: Autogoli i bukur i Granit Xhakës kundër Juventusit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceran, Granit Xhaka, ka shënuar një gol të bukur, por kësaj radhe në portën e skuadrës së tij, në ndeshjen miqësore ndaj Juventusit.

Topçinjtë po zhvillojnë përgatitjet e fundit para rifillimit të sezonit në Premierligë, ku i pret një garë e ashpër për vendin e parë, dhe në vazhdën e këtyre përgatitjeve, ka zhvilluar një miqësore me gjigantin italian, Juventus, nga e cila kanë humbur me rezultat 2:0.

Një nga të përfshirët në gola ishte Granit Xhaka, i cili shënoi një autogol me kokë në fundin e pjesës së parë, për rezultatin 1:0.

Xhaka u kthye menjëherë në stërvitje te Arsenali pa humbur fare kohë dhe pa marrë pushim fare nga Kupa e Botës, ku ishte i angazhuar me Zvicrën.

30-vjeçari që nga prilli i këtij viti po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme si me skuadrën ashtu edhe me Kombëtaren, ku paraqitjet e mira kanë bërë që edhe raportet me tifozët e Arsenalit të përmirësohen e gjithashtu 14 herë kampionët e Anglisë të jenë liderë në ligën më të fortë të futbollit në botë, Premierligë.

Lajme të ngjashme