Pamje: Andy Ruiz rikthehet fuqishëm, e rreh keq Luis Ortizin - NACIONALE

Pamje: Andy Ruiz rikthehet fuqishëm, e rreh keq Luis Ortizin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Andy Ruiz e ka mposhtur Luis Ortizin me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi e rrëzoi tre herë gjatë luftës eliminatore për titull në WBC, që zgjati 12 runde të dielën mbrëma në Kaliforni.

Boksieri 32-vjeçar nga Meksika, i cili u fut në ring për herë të parë që prej fitores kundër Chris Arreola në maj të vitit 2021, e rrëzoi Ortizin dy herë në rundin e dytë dhe një herë në rundin e shtatë, që i mjaftoi për të fituar dhe për ta përmirësuar rekordin në 35 fitore dhe dy disfata.

22 prej 35 fitoreve të tij kanë ardhur me nokaut.

Gjyqtarët votuan 114-111, 114-111 dhe 113-112 në të mirë të Ruizit, pasi nokdaunët ishin vendimtarë.

Ky fitore e afron Ruizin afër një mundësie tjetër për të luftuar për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC.

“Jam i gatshëm. Jam i uritur. Dua të jem kampion përsëri dhe ta kthej rripin në Meksikë”, tha Ruiz pas meçit.

Me nokdaunin e parë dhe atë të tretë, Ruizi i tregoi divizionit të kategorisë së rëndë se çfarë fuqi të rrezikshme zotëron ai, derisa i dyti ishte mbase më shumë një shtyrje ndaj një Ruizi që ende ishte duke e marrë veten nga nokdauni i parë.

Ortiz, 43-vjeçar nga Kuba, bëri boks të mirë kohe pas kohe duke i dhënë disa goditje direkte Ruizit.

“Mendoj se bëra boks të bukur. Mendoj se tregova një nivel tjetër klasi sonte, në vend se t’i bëja trysni kundërshtarit duke udhëhequr përpara”, shtoi ai.

Për Ortizin kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij si profesionist. Dy disfatat e kaluara atij ia kishte shkaktuar ish-kampioni i botës në WBC, Deontay Wilder.

Ruizi u bë kampion bote kur e tronditi Anthony Joshuan duke e mposhtur për t’ia marrë titujt në kategorinë e rëndë në WBA, IBF, WBO, dhe IBO në vitin 2019, para se t’i humbiste ata menjëherë në rimeç.

Ruizi synon tani titullin në një divizion tjetër, WBC, të cilin e mban Tyson Fury.

Lajme të ngjashme