Pamje: Al Nassr e përmbys rezultatin ndaj Al Hilal, shënon përsëri Cristiano Ronaldo - NACIONALE

Pamje: Al Nassr e përmbys rezultatin ndaj Al Hilal, shënon përsëri Cristiano Ronaldo

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Cristiano Ronaldo ka gjetur golin përsëri për skuadrën e tij Al Nassr, në finale të Kupës së Kampionëve për Klubet Arabe, ndaj Al Hilal, kështu duke përmbysur rezultatin, në vazhdimet që janë duke u zhvilluar momentalisht.

Ishte minuta e tetë e pjesës së parë të vazhdimeve, kur një goditje e fuqishme e bashkëlojtarit të tij u ndal nga shtylla, me topin e kthyer që në gol e konvertoi Ronaldo për 2:1.

Kujtojmë se Al Nassr që nga minuta e 71-të po luan me një lojtar më pak, pas Al Amri është ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Lajme të ngjashme