Pamje: Cristiano Ronaldo shënon, Al Nassr e barazon rezultatin ndaj Al Hilal - NACIONALE

Pamje: Cristiano Ronaldo shënon, Al Nassr e barazon rezultatin ndaj Al Hilal

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ka shënuar për skuadrën e tij Al Nassr, për ta barazuar rezultatin në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe ndaj Al Hilal, ku ishin në disavantazh.

Zhvillohej minuta e 74-të kur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur me një pasim të gjatë nga portieri te Sultan Al Ghanam, i cili harkoi ulët në zonë, me Ronaldon që gjeti golin për të barazuar gjithçka në 1:1.

Al Hilal kishte kaluar në epërsi me golin e Michael në minutën e 51-të.

Kujtojmë se Al Nassr po paraqitet për minutat në vazhdim me një lojtar më pak, pasi Al Amri është përjashtuar me karton të kuq.

Lajme të ngjashme