Palmer: Të gjithë lojtarët e duam dhe luftojmë për Pochettinon - NACIONALE

Palmer: Të gjithë lojtarët e duam dhe luftojmë për Pochettinon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cole Palmer thotë se lojtarët e Chelseas duan të luftojnë për trajnerin Mauricio Pochettino.

Ka pasur spekulimeve në javët e fundit që Pochettino nuk do të vazhdojë në kreun e “Bluve”, pavarësisht formës së mirë në kohën e fundit.

Chelsea ka marrë disa fitore për ta zënë pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa i duhet vetëm që Man City ta fitojë FA Cupin për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Palmer që shënoi golin e 22-të në Premierligë ndaj Newcastles ka falënderuar Pochettinon për punën e bërë dhe beson se lojtarët do të luftojnë për të deri në fund.

Për ne që të jemi në vendin e gjashtë është gjë e madhe. Chelsea është klub i madh dhe të gjithë duam ta mbyllim mbi pozitën gjashtë, por duhet të shikosh se ku kemi qenë në fillimin e sezonit”.

Të gjitha lëvdatat trajnerit (Mauricio Pochettino). Të gjithë lojtarët e duan trajnerin dhe dëshirojnë të luftojnë për të”, deklaroi ai për “BBC Sport”.

Chelsea ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në Premierligë, duke fituar katër të fundit, që nënkupton se duhet vetëm që të mos humbasin ndaj Bournemouth për ta mbyllur si pozitë e gjashtë.

Lajme të ngjashme