Palmer i vetëm ia dhuron fitoren Chelseat, Arsenali fiton ndaj Leicester në frymën e fundit
Chelsea ka shënuar fitore 4:2 ndaj Brightonit, për të vazhduar me paraqitje të mira në këtë sezon të ri të garave, ndërsa në anën tjetër Arsenali krejt në çastet e fundit triumfoi ndaj Leicester Cityt 4:2.
Cole Palmer ishte njeriu i që i vetëm ia solli tre pikët e radhës Chelseat.
22-vjeçari shënoi katër gola në pjesën e parë, diçka që askush nuk e kishte arritur më parë në Premierligë.
Brighton kaloi e para në epërsi në minutën e shtatë të takimit me anë të Rutter, por Palmer barazoi shifrat në minutën e 21-të.
Ylli anglez e çoi Chelsean në epërsi për herë të parë në këtë takim kur shënoi nga penalltia në minutën e 28-të.
Het-trikun e tij e kompletoi tre minuta më vonë, duke shënuar për rezultatin 3:1.
Brighton e ngushtoi rezultatin në 3:2 me Baleban në minutën e 34-të, por Cole Palmer shënoi golin e katërt personal në këtë takim në minutën e 42-të për rezultatin 4:2, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk pati asnjë gol të shënuar, ndonëse Chelsea krijoi disa raste të rrezikshme.
Skuadra e Enzo Marescës ka bërë një fillim shumë të mirë dhe tani kanë 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve të para në Premierligë, ku gjenden vetëm pas Arsenalit e Manchester Cityt.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali triumfoi në sekondat e fundit ndaj Leicester Cityt.
Skuadra e Mikel Artetës e dominoi takimin krejtësisht, por me shumë vështirësi e fituan ndeshjen, duke shënuar dy gola në minutat shtesë.
Gabriel Martinelli shënoi golin e parë të takimit për rezultatin 1:0 në minutën e 20-të.
Trossard në minutat shtesë e dyfishoi epërsinë dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.
James Justin e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 47-të, teksa i njëjti e barazoi 16 minuta më vonë.
Topçinjtë fitoren e morën fal dy golave në momentet vendimtare.
Ishte Trossard që shënoi për 3:2 fillimisht, pas një devijimi të Ndidit, ndërsa Kai Havertz shënoi për rezultatin përfundimtar 4:2 në minutën e nëntë shtesë.
🚨🏴 GOAL | Arsenal 3-2 Leicester | Trossard
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 28, 2024
TROSSARD HAS GIVEN ARSENAL THE LEAD IN THE 95TH MINUTE !!!!!!!pic.twitter.com/CcU1uOLNvB
🚨🏴 GOAL | Arsenal 4-2 Leicester | Havertz
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 28, 2024
HAVERTZ HAS MADE IT FOUR !!!!pic.twitter.com/Qj6ZVCzF3U
Arsenali tani grumbullon 14 pikë, aq sa ka edhe Manchester City që është në krye të renditjes.