Pacolli për fitoren e Marokut: Ai që beson në Zot është gjithmonë fitues
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar fitoren e Marokut ndaj Portugalisë, në kuadër të ndeshjeve të botërorit Katar2022.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ai që beson në Zot është gjithmonë fitues.
Sipas tij, kjo fitore e Marokut ishte një fitore e bukur.
“Ai që beson në vetvete do të shkojë larg. Por ai që beson në Zot është gjithmonë fitues. Një fitore e bukur nga Maroku”, ka shkruar ai.
Maroku pasi që ka arritur të mposhtë Portugalinë, është kualifikuar në gjysmëfinale të botërorit.