Pa gola në pjesën e parë mes Ukrainës dhe Shqipërisë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.
“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje të mirë por që assesi s’ia dolën ta gjenin rrugën drejtë rrjetës.
Shqipëria tentoi përmes disa aksioneve të shpejta, duke rrezikuar përmes krahëve sidomos me Jasir Asanin megjithatë ishin larg finalizimit.
Rastin më t ëmirë e kishte Roman Yaremchuk i Ukrainës, që dështoi nga gjashtë metra distancë në një rast përballë portierit Thomsa Strakosha.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë në rast që do të ketë ndonjë fitues.