Pa gola në pjesën e parë mes Ballkanit e Hamrunit
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Ballkanit dhe Hamrunit, që po zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Skuadra kosovare ishte shumë më kërkuese duke pasur edhe një rast të mirë shënimi me anë të Lindon Emërllahut, por që epilogu është 0:0.
Ballkani nisi të kërkojë golin nga fillimi duke krijuar disa aksione në krahë, por që i mungoi finalizimi.
Rastin më të mirë e kishte mesfushori Lindon Emërllahu, por për të dytën herë radhazi talenti kosovar dështoi nga pika e bardhë.
Kësisoj, Ballkanit i mbetet ta kërkojë golin në pjesën e dytë me shpresën për të marrë avantazhin për ndeshjen kthyese.