Pa gola në Maksimir pas pjesës së parë mes Dinamo Zagrebit e Ballkanit - NACIONALE

Pa gola në Maksimir pas pjesës së parë mes Dinamo Zagrebit e Ballkanit

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Dinamo Zagreb - Ballkani me rezultat 0:0. 45 minuta shumë të plogësht nga të dy skuadrat është zhvilluar, duke mos arritur asnjëra të krijojë ndonjë rast të rrezikshëm për t'u mbajtur në mend.

Kampioni i Kosovës 'lufton' vetëm për fitore, ngase rezultatet e tjera nuk i mundësojnë kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt.

Vetëm një goditje u realizua në 45 minutat e para, edhe ajo erdhi nga vendasit që përfundoi larg portës. Ndërsa si rast më i rrezikshëm ishte gabimi i Bajram Jashanicës, kur Baturina tentoi, por i jashtëzakonshmi Lumbardh Dellova me një bllokim parandaloi një gol të sigurt të pranuar.

Duke parë që në ndeshjen tjetër mes Viktoria Plzen - Astana, po luhet pa gola, 'Xhebrailat' janë ende ma gjasa të mëdha për kualifikimin historik, por kjo do të jetë shumë e vështirë, duke parë që Nazmi Gripshi u detyrua të largohej para kohës nga fusha, pas një lëndimi të pësuar, me mesfushorin shqiptar që është një nga më të mirët në futbollin kosovar në vitet e fundit.

45 minutat e pjesës së dytë do të jenë jetikë për Ballkanin e Ilir Dajës dhe rrugëtimin e tyre në Evropë.

Lajme të ngjashme