Osmani pas ndeshjes Zvicër – Serbi: Bravo shqipe - NACIONALE

Osmani pas ndeshjes Zvicër – Serbi: Bravo shqipe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ndeshje që është zhvilluar në mes të Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të Botërorit Katar2022.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar ‘bravo shqipe’, duke bashkangjitur edhe një fotografi të dy futbollistëve me periardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Bravo shqipe”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë që Zvicra përsëri e ka eliminuar Serbinë nga grupet e Botërorit me një fitore 3:2, edhe kësaj radhe të udhëhequr nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët ia siguruan kombëtares së tyre vendin e dytë dhe një vend në 1/8 e finales, së bashku me Brazilin që u rëndit e para në grupin G edhe pas humbjes ndaj Kamerunit në ndeshjen tjetër me rezultat 1:0.

Lajme të ngjashme