Oscar shpreson rikthimin te Chelsea derisa e mbështet Pochettinon për sukses
Ish ylli i Chelseas Oscar thotë se ëndërron një rikthim në “Stamford Bridge” dhe shpreson se një gjë e tillë të ndodh para se ta mbyllë karrierën.
Braziliani kaloi katër sezone të plota me “Blutë” nga viti 2012 në 2016, duke bërë mbi 200 paraqitje për klubin si dhe fituar Premierligën dhe Ligën e Evropës.
Pastaj ai vendosi të largohet duke iu bashkuar klubit kinez Shanghai SIPG për 67 milionë funte në një marrëveshje të shtrenjtë.
Braziliani që vazhdon të luajë në Kinë e ka pranuar se është duke e ëndërruar një rikthim te Chelsea.
“Sigurisht është ëndërr një rikthim te Chelsea. Të gjithë e dinë pasionin që kam për atë klub”.
“Kam kujtime të mira aty... ende vazhdoj të ëndërroj duke luajtur aty. Prandaj nëse rikthehem në Evropë ose te Chelsea, atëherë pastaj ne mund të flasim”.
Pastaj Oscar shtoi se pret nga trajneri Mauricio Pochettino që të bëjë një punë të mirë për ta larguar klubin nga situata e rëndë që ndodhet.
“Ai është trajner i mirë, punon shumë fortë dhe Pochettino ka një skuadër të fortë, luajnë si skuadër normalisht”.
“Ndoshta kjo mund t’i ndihmojë Chelseas për edicionin tjetër. Do t’iu ndihmojë shumë. Lojtarët kanë nevojë t’i tregojnë trajnerit se duan të qëndrojnë dhe të luftojnë për gjithçka”.
“Kur luan për Chelsean, lojtarët kanë treguar që nuk është e lehtë. Është presion, ke nevojë për të fituar. Kur nuk fiton është më e vështirë dhe ata e ndjejnë këtë”.