Organizatorët e Superligës Evropiane i dërgojnë propozim të ri FIFA-s dhe UEFA-s për 'Unify League'
A22 Sports Managment i kanë dorëzuar FIFA-s dhe UEFA-s një propozim të ri për një kompeticion që quajtur 'Unify League', tre vjet pasi dështuan me projektin e Superligës Evropiane.
A22, i cili u përfshi në projektin e Superligës Evropiane në vitin 2022, ka konfirmuar në një deklaratë zyrtare për shtyp se ata kanë paraqitur planet për një kompeticion të ri dhe kanë kërkuar njohje zyrtare nga UEFA dhe FIFA me shpresën për të formuar një kompeticion të ri për klubet evropiane.

Pas një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në dhjetor 2023, çdo garë ku kualifikimi është meritokratik dhe gjithëpërfshirës dhe që përputhet me oraret para-ekzistuese, tani lejohet të vendoset.
U deklarua se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për garat e klubeve që kanë nevojë për miratim paraprak, bien në kundërshtim me ligjin e Bashkimit Evropian.
Propozimi i fundit vjen tre vjet pas përpjekjes së dështuar për të nisur Superligën Evropiane, një kompeticion i mbyllur për disa nga klubet më prestigjioze të Evropës, ku në atë kohë përfshinin Juventusin, Interin dhe Milanin nga Serie A.
Ka pasur disa ndryshime në propozimin e ri. Më e dukshme është fakti se Unify League bazohet në meritokraci dhe është e hapur për klube nga të gjitha 55 shtetet e njohura evropiane.