Oleksandr Usyk: Nuk do të pensionohem pa u rrahur me Tyson Furyn - NACIONALE

Oleksandr Usyk: Nuk do të pensionohem pa u rrahur me Tyson Furyn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Oleksandr Usyk thotë se dëshiron t’i zhvillojë edhe tri luftëra të tjera para se të pensionohet, përfshirë një për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë kundër britanikut Tyson Fury.

Boksieri ukrainas Usyk i mbrojti titujt e botës në WBA, WBO dhe IBF duke e rrahur Anthony Joshuan në rimeçin e muajit të kaluar, derisa Fury e mban titullin në WBC.

Usyk, 35 vjeç, e dëshiron edhe një meç, siç e duan, të çmendur, me kampionin e botës në kategorinë super të mesme, Saul Canelo Alvarez, para se t’i japë fund karrierës në Stadiumin Olimpikë të Kievit.

“Krejt çka më duhet është ta mposht Furyn dhe pastaj është koha të pensionohem unë”, tha Usyk.

Usyk i dërgoi ofertë Furyt menjëherë pasi e mposhti Joshuan për herë të dytë dhe më vonë promotori i Furyt, Frank Warren tha se lufta mes tyre do të bëhet.

Por në fillim të këtij muaji, Fury i ofroi Joshuan një mundësi për të luftuar për titullin e tij në fund të këtij viti dhe 32-vjeçari e pranoi ofertën dhe beteja mes dy britanikëve do të zhvillohet më 3 dhjetor.

“Bashkimi i të gjithë titujve është shumë më i rëndësishëm se thjesht një luftë apo një mbrojtje tjetër e titullit”, tha Usyk në një intervistë në llogarinë e vet në YouTube.

“Unë dua ta mposht në ring Furyn dhe nuk dua të punoj kaq shumë vetëm sa për ta mbrojtur titullin tim. Ka shumë më shumë për të fituar dhe unë mund ta arrijë këtë”, nënvizoi ukrainasi.

Usyk tha se nuk do t’i zhvillojë më shumë se tri luftëra para pensionimit.

“Mund t’i bëj tri meçe më së shumti. Fury, Canelo dhe një luftë e lamtumirës në stadiumin Olimpik”, nënvizoi ai.

“Canelo tha se donte të luftonte kundër meje. Do të ishte një luftë e çmendur për hir të fitimit të parave”./Nacionale/

Lajme të ngjashme