Oferta luksoze që Real Madridi do t'ia ofrojë Bellinghamit: Do bëhet ndër më të paguarit
Mesfushori Jude Bellingham vazhdon të jetë top priorirte për Real Madridin në afatin kalimtar të veror.
Presidenti Florentino Perez është duke vazhduar me planin për ta bindur anglezin, por që s'do të jetë aspak e lehtë apo e lirë me Dortmundin që kërkon 150 milionë euro dhe skuadra madrilene shpreson të negociojë.
130 milionë euro duke përfshirë bonuset është maksimumi që Real Madridi mund të paguajë për Bellinghamin, kështu se paku raporton "Defensa Central".
Në rast që anglezi e pranon ofertën e madrileneve ai do të bëhet ndër më të paguarit në skuadër, ku do të fitonte plot 13 milionë euro neto për gjashtë sezone.
Bellingham e di se në Premierligë do të kishte më shumë fitim dhe Dortmund njëkohësisht do ta shiste për një vlerë më të lartë, por lidhjet me Madridin janë të shkëlqyera sidomos pasi aty luajti idoli i tij Zinedine Zidane.
Bellingahm shpesh herë ka deklaruar "Do të shohim", kur është pyetur me një kalim te Real Madridi pasi ëndërron të luajë te një skuadër me histori prandaj edhe ka vendosur mos t'iu bashkohet Manchester Cityt ose PSG-së, edhe pse "Qytetarët" po provojnë ta bindin me anë të Haaland dhe Grealish.
Me Liverpoolin e tërhequr nga gara, momentalisht të gjitha rrugët qojnë drejt "Santiago Bernabeu", ku lojtari tashmë është njoftuar që do të jetë një mundësi "një herë në jetë".