Odegaard thotë se Arsenali s’i frikësohet Harry Kane - NACIONALE

Odegaard thotë se Arsenali s’i frikësohet Harry Kane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Martin Odegaard insiston se Arsenali nuk e ka frikë sulmuesin Harry Kane para përballjes me Bayern Munichun.

Anglezi do të tentojë t’iu sjellë probleme të vazhdueshme “Topçinjve”, siç ka bërë në tërë karrierën si futbollist i Tottenhamit.

Kane po kalon një formë të jashtëzakonshme, ku ka shënuar 38 gola këtë sezon megjithatë Odegaard është i sigurt se Arsenali nuk i frikësohet.

Është lojtar i mirë, sigurisht kam luajtur ndaj tij disa herë dhe e dimë kualitetin që ka brenda zonës, si dhe është i mirë për t’u lidhur me lojtarët e tjerë”.

Përballemi me një skuadër të mirë të martën. Mendoj se duhet ta respektojmë, por nuk i frikësohemi askujt dhe duhet të fokusohemi te vetja dhe kualiteti brenda skuadrës. Kjo është e gjitha”, deklaroi ai.

Kane ishte lojtari që i shkaktoi më së shumti probleme Arsenalit gjatë kohës kur ishte te Tottenham, duke realizuar 14 në 19 paraqitjet ndaj tyre.

Megjithatë, Arsenali është favorit në letër shkaku i formës fantastike që po kalon në Premierligë, derisa Bayern Munich është në formën më të keqe në dekadën e fundit, ku mund të thuhet se e kanë humbur titullin kampion në Gjermani.

Lajme të ngjashme