Odegaard paralajmëron Arsenalin pas humbjes nga Aston Villa - NACIONALE

Odegaard paralajmëron Arsenalin pas humbjes nga Aston Villa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard ka paralajmëruar se “Topçinjtë” duhet të jenë më finalizues para golit dhe të mos lëshojnë pikë në garën për Premierligë.

Liverpool e mbylli javën si lider në kampionatin anglez, pas fitores së vonshëm ndaj Crystal Palace derisa Arsenal pësoi humbje te Aston Villa.

Odegaard megjithatë ka paralajmëruar skuadrën se nëse e duan titullin s’duhet të përsëriten këto situata.

Duhet të jemi më të saktë para golit, përfshirë veten. Kam humbur disa raste të mëdha, prandaj është mërzitëse. Por, gjëja e vetme është që mund të punojmë më fortë për t’u përmirësuar dhe të rikthehemi”.

Arsenal rikthehet në “aksion” këtë mesjavë, duke qenë mysafir i skuadrës së PSV-së, por pritet t’i pushojë lojtarët kryesorë pasi e ka siguruar avancimin si lider i grupit.

Ndërkohë, në vikend i pret një tjetër përballje e vështirë – më saktësisht të dielën kundër Brighton & Hove Albion.

Momentalisht, “Topçinjtë” renditen në pozitën e dytë në tabelë, një pikë prapa Liverpoolit.

Lajme të ngjashme