Odegaard i përgjigjet kritikave pas festës që bëri ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Odegaard i përgjigjet kritikave pas festës që bëri ndaj Liverpoolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard thotë se është në rregull të festojë sidomos pas fitores masive ndaj Liverpoolit.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 3:1 ndaj “Reds” duke u kthyer fuqishëm në garë për titullin kampion.

Sidoqoftë, pas ndeshjes Odegaard mori aparatin e një fotografi duke nisur të bëjë foto e si pasojë u kritikua tej mase, duke përfshirë edhe legjendën Jamie Carragher që tha se norvegjezi nuk u tregua i matur.

Megjithatë, Odegaard i është përgjigjur këtyre kritikave duke kërkuar ta lënë të qetë pasi fituan një përballje të vështirë.

“Mendoj se të gjithë që e duan futbollin dhe e kuptojnë, e dinë se çfarë nënkupton për ta fituar këtë ndeshje”.

“Kur nuk të lejohet të festosh kur e fiton ndeshjen, kur ke të drejtë të festosh?”.

“Jemi të lumtur me fitoren dhe të qëndrojmë të qetë. Duhet të punojmë fortë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër, por duhet të jesh i lumtur kur fiton”.

“Ishte ndeshje masive. Mund të bëhej tetë pikë (hapësira mes Liverpoolit dhe Arsenalit) dhe të ishte shumë më vështirë, por ne u shfaqëm dhe tifozët ishin të pabesueshëm”.

“Mendoj se ia dolëm së bashku. E shihni klubin, sa bashkë jemi, të gjithë lojtarët, stafi, tifozët, gjithçka. Pra, po, e shkëlqyer për të parë”.

Liverpool mbetet lider i vetëm në kampionatin anglez duke qenë dy pikë para Arsenalit.

Lajme të ngjashme