Odegaard: Gara për vendin titullar është e madhe dhe shumë e mirë për ne
Kapiteni i Arsenalit Martin Odegaard ka mirëpritur kompeticionin e madh në skuadër, duke deklaruar se kjo do t’i ndihmojë skuadrës.
Trajneri Mikel Arteta bëri disa ndryshime në fitoren ndaj Evertonit, duke startuar me David Rayan në portë para Ramsdale, derisa e la në stol edhe Kai Havertzin.
Sidoqoftë, norvegjezi thotë se kjo është shumë e mirë për klubin londinez.
“Mendoj se tregon që kemi skuadër të mirë. Kemi shumë lojtarë me kualitet, lojtarët nga stoli vijnë dhe do ta ndryshojnë lojën nëse duhet”.
“Gara për vendet titullare është e madhe dhe mendoj se do të na ndihmojë shumë”.
“E sheh çdo ditë në stërvitje kualitetin që kemi dhe duhet të jemi gjithmonë në më të mirën, ngase kjo do të na ndihmojë të përmirësohemi si skuadër gjithashtu”.
Ndër të tjera, Odegaard foli edhe për fitoren e vështirë ndaj Evertonit ku shtoi se është shumë i lumtur që në këtë vend arkëtuan pikët e plota.
“Ishte e vështirë. E dinim që do të ishte vështirë, ka qenë që një kohë të gjatë te Arsenali por ia dolëm mirë dhe e merituam fitoren prandaj jam shumë i lumtur”.
“Është skuadër e fortë dhe luajnë ndryshe prandaj duhet të merremi më shumë gjëra. Bëm mirë në fushë duke luftuar prandaj urime skuadrës”.
Arsenal në pesë ndeshjet e para në Premierligë ka arkëtuar 13 pikë, derisa të mërkurën përballet me PSV-në në Ligën e Kampionëve